Al Hilal po bën gjithçka që mundet për të nënshkruar me Lionel Messin dhe Sergio Busquets në fund të sezonit, sipas Relevo.
Si fillim, skuadra e Arabisë Saudite dëshiron të bindë Busquets që t’i bashkohet pas njoftimit të tij për largimin nga Barcelona.
Kështu, mesfushorit i ofrohen 15 milionë euro në sezon për të nënshkruar kontratën. Dhe ata shpresojnë se pranimi i tij do të ndihmojë në bindjen e mikut të tij Messi të transferohet në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, Al Hilal tashmë ka një plan për ta bërë Messin lojtarin më të paguar në historinë e futbollit. Raportet thonë se ata janë gati të rritin ofertën deri në 400 milionë euro. /abcnews.al/
Burimi: Relevo