Al-Hilal nuk ndalet në merkato, gati 60 milionë euro për “yllin” e Zenit

schedule15:56 - 23 Korrik, 2023

schedule 15:56 - 23 Korrik, 2023

Fillimisht kishin menduar të shpenzonin plot 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messi drejt Arabisë Saudite, mirëpo drejtuesit e Al-Hilal vendosën t’i ndanin këto para për të sjellë një sërë lojtarësh në klubin e tyre.

Pas transferimeve të Kalidou Koulbaly, Ruben Neves e Sergej Milinkovic-Savic, tashmë klubi më i titulluar në Azi kërkon afrimin e një tjetër lojtari e më konkretisht bëhet fjalë për anësorin brazilian të Zenit, Malcom.

Negociatat mes klubeve kanë nisur dhe përsa i përket akordit personal nuk pritet të ketë probleme, mirëpo problem dhe i konsiderueshëm madje pritet të jetë vlera e kartonit të 26-vjeçarit, me rusët që e vlerësojnë “yllin” e sulmit në 60 milionë euro. /i.m /abcnews.al