Akuzonte UÇK-në për krime lufte, PD votoi pro raportit të “Dick Marty”, PS kundër

schedule19:12 - 7 Nëntor, 2020

schedule 19:12 - 7 Nëntor, 2020

Në vitin 2011 u votua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës një raport nga Dick Marty i cili pohonte se luftëtarët e Kosovës kishin kryer krime, deri në rrëmbimin e serbëve për tu trafikuar organet.

Rezoluta në fjalë u votua me 169 pro, 8 kundër dhe 14 abstentime. Ajo që bie në sy është se votat e 3 deputetëve shqiptarë anëtarë të kësaj asambleje kanë qenë të ndara.

Damian Gjiknuri që përfaqësonte opozitën socialiste, ka votuar kundër, së bashku me Shpëtim Idrizin. Por votën pro këtij raporti që vendoste një njollë të madhe mbi luftën e Kosovës, e ka dhënë Ilir Rusmali, asokohe Deputet i Partisë Demokratike.

Votat kryesore kundër këtij raporti, i kanë pasur kryesisht deputetë të Turqisë. Ishte pikërisht miratimi i këtij raporti të zvicerianit Dick Marty ai që detyroi ngritjen e gjykatës speciale në Kosovë, e cila sot ka cuar në Hagë zyrtarët më të lartë të vendit, duke shkaktuar kriza të një pashnjëshme politike.

Kryeministri Rama jua ka kujtuar këtë votim sot Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?

Ish deputeti Rusmali që e ka mbështetur këtë rezolutë, si dhe ish ministri i jashtëm që akuzohet nga kryeministri, u pyetën nga ABC, por nuk dhanë shpjegime për pozicionet e tyre./abcnews.al