Akuzon SHBA-në si të përfshirë në sulmin në Krime, Moska thërret ambasadoren amerikane

schedule15:50 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:50 - 24 Qershor, 2024

Rusia i konsideron Shtetet e Bashkuara po aq përgjegjëse me Ukrainën për sulmin në Krime të kryer dje me raketat amerikane Atacms. Për këtë, ministria e Jashtme e Moskës ka thirrur ambasadoren amerikanw për sqarime, raportojnë agjensitë ruse të lajmeve.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në sulmin e 23 qershorit u përfshinë pesë raketa me rreze të gjata veprimi, me të cilat Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën këtë vit. Katër prej raketave ATACMS u rrëzuan nga kundërajrorët rusë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa e pesta shpërtheu në ajër.

Rusia tha se si pasojë e rënies së copëzave të raketave në afërsi të Sevastopolit u vranë katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe u plagosën 151 të tjerë.

“Përfshirja e SHBA-së në konfliktin në Ukrainë, me pasojë vrasjet e civilëve, nuk mund të mos ketë pasoja”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!