Akuzoi spitalin për trajtim racor, humb jetën pas dy javësh nga Covid mjekja me ngjyrë

schedule12:20 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 12:20 - 25 Dhjetor, 2020

Një mjeke me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka humbur jetën nga Covid dy javë pasi akuzoi spitalin për trajtim racor.

Mediat kanë publikuar një video ku ajo shfaqej nga shtrati i saj në Spitalin Universitar të Indiana Susan Moore tha se iu desh të “lutej” për trajtim.

Duke ofruar ngushëllimet e tij, spitali tha se i mori akuzat e diskriminimit shumë seriozisht por nuk mund të komentonte për pacientë të veçantë.

Sipas studimeve të deritanishme njerëzit me ngjyrë janë në rrezik më të madh nga Covid sesa njerëzit e bardhë.

Dr Moore, 52 vjeç, ndërroi jetë në një spital tjetër lokal. Në postimin e saj të 4 dhjetorit në Facebook, ajo përshkroi se si dhimbja e saj ishte minimizuar nga mjeku, për të cilin ajo tha se ishte i bardhë, megjithëse kishte qarë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!