Akuzoi Joe Biden për sulm seksual, 59-vjeçarja amerikane kërkon nënshtetësinë ruse

schedule08:57 - 31 Maj, 2023

schedule 08:57 - 31 Maj, 2023

Tara Reid, 59 vjeç, e cila kishte akuzuar presidentin amerikan për sulm seksual ka kërkuar nënshtetësi ruse. Ajo tha se shkoi në Moskë si një turiste, por u ndje e sigurt për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Tara vendosi të qëndronte në Rusi pasi një republikan i tha asaj se ishte në rrezik.

“Dëshiroj shtetësinë ruse nga presidenti Vladimir Putin, tha ajo, duke premtuar se do të jetë një “qytetare e mirë”.

Në fillim të vitit 2020, Reid pretendoi se Biden, në atë kohë një kandidat presidencial, e sulmoi seksualisht në një korridor të kongresit në vitin 1993, kur ai ishte senator dhe ajo punonte për të.

Presidenti amerikan e kishte hedhur poshtë kategorikisht akuzën. Amerikania, e cila pretendon se është eksperte e gjeopolitikës, tha se ishte kërcënuar me vdekje pasi akuzat e saj u bënë publike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!