Skënderbeu u trazua në muajin shtator nga një deklaratë e bërë nga Sanel Kuljic, ish-futbollisti austriak i cili në vitin 2014 u dënua me pesë vite burg pas zbulimit të skandalit më të madh të basteve në Austri. Ai akuzohej si figura qendrore e gjithë aktivitetit të paligjshëm.
Kuljic bëri dy muaj më parë një deklaratë në mediat austriake, teksa thoshte se trukimet vazhdojnë. Në artikull përmendej edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, si i përfshirë. Ky i fundit hodhi poshtë gjithçka, ndërkohë që edhe Bundesliga austriake doli me deklaratë dhe e cilësoi si shpifje atë që ish-futbollisti kishte thënë.
Kuljiç tashmë është në telashe, pasi ka marrë edhe dënimin pas arrestimit në muajin shtator. Gruas së tij iu gjet lëndë narkotike dhe dyshohej se ish-futbollisti merrej me trafikim droge. Dyshimet janë shuar, pasi Kuljic është dënuar me 12 muaj burg për trafik lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al