Akuzoi arbitrin për korrupsion, reagon për herë të parë Rice

schedule12:20 - 7 Maj, 2022

schedule 12:20 - 7 Maj, 2022

West Ham u eliminua nga Europa League pasi u mposht nga Eintrancht Frankfurt, teksa ky eliminim nuk është pranuar lehtë nga skuadra angleze.

Declan Rice ishte jashtëzakonisht i dëshpëruar, teksa akuzoi edhe arbitrin e ndeshjes për korrupsion duke u shprehur se: “Arbitër, arbitër, ka qenë gjithçka kaq e gabuar… Si mund të arbitrosh kaq keq!? Ndershmërisht ta them, ndoshta je paguar… Kjo quhet korrupsion”, i thotë mes të tjerash Rice arbitrit në tunel, në përfundim të pjesës së parë”.

Por tashmë nëpërmjet një mesazhi në Instagram, Rice zgjodhi të hedhë dritë mbi gjërat pozitive nga ecuria e West Ham, ndërsa nuk preku aspak çështjen se pse akuzoi arbitrin.

“Absolutisht i mërzitur. Nuk mund të mos jem krenar për këtë ekip dhe tifozët, kemi pasur disa netë të paharrueshme. Së bashku dhamë absolutisht gjithçka dhe vumë zemrën në fushë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DR (@declanrice)

Rice me shumë gjasa pritet të ndëshkohet nga UEFA për akuzat e tij dhe mund të përballet me një gjobë ose përjashtim për disa ndeshje nga garat evropiane. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!