Akuzohet se vrau vajzën me ketaminë, zbulohen detajet që shtojnë dyshimet te 33-vjeçarja në Greqi

schedule13:01 - 22 Prill, 2022

schedule 13:01 - 22 Prill, 2022

Hetuesit në Greqi janë fokusuar tek kërkimet që ka bërë 33-vjeçarja Roula Pispirigou në internet pas rikuperimit të tabletit që ajo kishte varrosur bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare Georgina.

Siç raportojnë mediat në vend, 33-vjeçarja i “fshihte” kërkimet e saj në internet. Tani kërkimi është fokusuar në rikuperimin e tyre, pasi këto të dhëna ka shumë të ngjarë të sjellin përmbysjen e historisë së ketaminës.

Roula Pispirigou, siç raporton Star, ishte loguar në aplikacionin Chrome në Google me një email të dytë. Autoritetet përmes e-mailit me pseudonimin “tanalias” panë dhe regjistruan kërkimet e Roulës në internet, nëpërmjet Cloud-it.

Por kur klikuan në krom, zbuluan se ajo ishte loguar nga një email i dytë.

Zyrtarët thonë se nuk kanë pasur akses të plotë në të dhënat e shfletimit (histori i shfletimit, faqet e preferuara të internetit, etj.) nga Google Chrome, pasi aksesi i tyre është i bllokuar  nga përdoruesi i llogarisë me fjalëkalim dhe deri më tani nuk është zbuluar .

“E-mail-i që është lidhur me smartfonin e të pandehurës është adresa e saj private. Përtej kësaj, të gjithë kanë një llogari në telefonin e tyre nga ku komunikojnë në këtë mënyrë”, tha avokati i 33-vjeçares.

Roula Pispirigou ka dorëzuar kodin pesëshifror të email-it të saj, por nuk ka dhënë fjalëkalimin për atë me të cilin është loguar në Chrome.

Kërkimet që janë mbajtur në “cloud” janë për ilaçe anestezie, epilepsi, mungesë oksigjeni tek fëmijët e fraza të ngjashme, sikur ajo dëshiron t’i hedhë “hi” në sy kujtdo që ndjek hapat e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!