Akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit, zbulohet sa vite burg rrezikon polici

schedule21:48 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:48 - 3 Qershor, 2020

Polici i akuzuar për vrasjen e George Floyd, Derek Chauvin, mund të dënohet nga 25 deri në 40 vjet burg efektiv.

Mbi policin rëndon akuza e shkallës së dytë, ndërsa akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit pasi i vendosi këmbën në qafë për 9 minuta duke i marrë jetën.

Derisa më tani, akuza ndaj tij ka qenë e shkallës së tretë, e cila parashihte që ai të dënohej deri në 25 vjet burg.

Vdekja e Floyd-it ka ngjallur protesta kundër dhunës së policisë në dhjetëra qytete në SHBA.