Marjan Marku 36-vjeç nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Në lidhje me këtë vepër penale, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 2 muaj burg.
“Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /Abcnews.al