Akuzohet për vjedhje, kapet 30 vjeçari në Përmet, çfarë u gjet në banesën e tij

schedule10:08 - 8 Qershor, 2021

schedule 10:08 - 8 Qershor, 2021

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Përmet pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 63 vjeçari.

Policia bën me dije se një 63 vjeçar kishte denoncuar vjedhjen e një shumë prej 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. P., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme./abcnews.al