Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kritikuar autoritetet për nisjen e hetimeve ndaj tij nën dyshimet për tradhti.
Autoritetet ukrainase thanë se dyshojnë se Poroshenko ka financuar forcat separatiste, të mbështetura nga Rusia, që luftojnë në lindje të Ukrainës.
“Të akuzosh kreun e shtetit për tradhti shtetërore, financim të terroristëve dhe lehtësim të organizatës terroriste, është kalim i vijat e kuqe”, tha Poroshenko përmes një video-mesazhi nga kryeqyteti polak, Varshava.
Ai u zotua se do të kthehet në Ukrainë gjatë janarit. Sipas autoriteteve ukrainase Poroshenko, gjatë presidencës së tij ka ndihmuar separatistët që të shesin thëngjill në vlerë të 54 milionë dollarëve në Kiev në periudhën 2014-2015.
Poroshenko, i cili tani është ligjvënës dhe lider i Partisë opozitare për Solidaritet Evropian, nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 15 vjet burgim.

