Një oficer i lartë ushtarak francez është nën hetim për “shkelje të sigurisë”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes të Francës. Oficeri i cili shërbente në bazën e NATO-s në Itali, dyshohet se u ka siguruar shërbimeve të inteligjencës ruse dokumente sekrete.
Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly tha se prokurorët janë njoftuar për rastin. Parly nuk dha detaje shtesë në lidhje me ngjarjen.
“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse”, tha ajo.
Oficeri Parly gjithashtu tha se Franca po kryhen “investime masive” në aktivitetet ushtarake në hapësirë, veçanërisht pas një incidenti të vitit 2018, në të cilin një satelit rus ndaloi pranë një sateliti francez në një përpjekje, për të përgjuar biseda ushtarake të sigurisë.
Oficeri është arrestuar nga Agjencia franceze e Sigurisë dhe po mbahet në paraburgim në burgun La Santé në Paris./abcnews.al