Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për ish-drejtoreshën e ARRSH-së

schedule10:36 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 10:36 - 14 Dhjetor, 2022

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor, Sonila Qato. Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit Altin Dumani.

Seanca e radhës do mbahet me 23 dhjetor ku gjykata do të vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim çështjen, raporton gazetari i Abc Ermal Vija. Qato, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në tetor të këtij viti.

Prokuroria e Posaçme i komunikoi asaj kuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Qato u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dh enjë prej kompanive private për abuzim në tenderin për tunelin në aksin Kardhiq-Delvinë. Në fillim të tetorit, Qato u thirr në SPAK për të dëshmuar në lidhje me dy akuzat e ngritura më herët: atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të shkeljes së barazisë në tendera.

Qato dha dorëheqjen nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar në shtator 2019, pasi u përfshi në një shkëmbim akuzash me kompaninë “Gjoka Konstruksion” e cila ishte një prej ofertuesve në tenderin për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

ARRSH e drejtuar nga Qato akuzoi kompaninë për falsifikim të dokumenteve në tender. Kompania u përgjigj duke akuzuar direkt Qaton për favorizim të një kompanie në garën për tunelin në fjalë. Pas akuzave dhe kundër akuzave tenderi u pezullua për një vit, por në korrik 2020 Gjoka Konstruktion u shpall fituese. Rruga u përfundua në qershor 2022./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!