Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për shpërdorim detyre, Gjykata jep vendimin për Edlira Shehun

schedule09:54 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 09:54 - 14 Dhjetor, 2019

Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës se arrestit për Edlira Shehun, ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Seanca gjyqësorë ka nisur rreth ore 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur për 40 minuta. Për Edlira Shehun nga Gjykata e Shkallës së Parë caktoi  masën arrest me burg. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe zhdukje ose humbje të fashikullës.

Kujtojmë që Shehu u arrestua nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës.  Gjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!