Akuzohet për ngacmim, arrestohet ish-arbitri i La Liga

schedule21:43 - 10 Shtator, 2020

schedule 21:43 - 10 Shtator, 2020

José Luis Paradas Romero, ish-arbitër i La Liga që numëron 90 ndeshje të elitës së futbollit spanjoll, është arrestuar nga policia në Spanjë me akuzën e ngacmimit. Diaro Sur raporton se ai ka ngacmuar një zyrtar tjetër, Juan Cassa, anëtar i Këshillit të Qytetit të Malaga.

Për tre muaj, ish-arbitri telefononte me numër të fshehtë gjatë ditës dhe shpesh gjatë natës, madje gjatë orëve të natës e bënte më shpesh një veprim të tillë. Paradas Romero tani është kreu i Sektorit të Sporteve në Këshillin e Qytetit të Malagas.

Gjithçka doli në dritë kur Cassa pranoi se prona e tij kishte pësuar disa sulme zjarrëvënieje. Vetë ai nuk kishte bërë një lidhje të telefonatave dhe këtyre incidenteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!