Akuzohet për “krim kundër sigurisë së vendit”, regjisori iranian dënohet me 8 vite burg dhe fshikullim

schedule15:51 - 10 Maj, 2024

schedule 15:51 - 10 Maj, 2024

Regjisori iranian Muhammad Rasoulof është dënuar me tetë vite burg dhe fshikullum, pasi gjykata iraniane gjeti se filmat dhe dokumentarët e Rasoulof ishin “shembuj të marrëveshjes së fshehtë me qëllimin për të kryer një krim kundër sigurisë së vendit”.

Ai gjithashtu do t’i nënshtrohet gjobës dhe konfiskimit të pasurisë.

Në një postimi në platformën “X”, avokati i tij tha se gjykata gjeti filmat dhe dokumentarët e Rasoulof-it si “shembuj të marrëveshjes së fshehtë me qëllimin për të kryer një krim kundër sigurisë së vendit”.

Regjisori, 52 vjeç, ka qenë prej vitesh një objektiv i regjimit autoritar dhe koha e këtij dënimi duket se është një përpjekje për regjisorin dhe Festivalin e Filmit në Kanë për ta hequr filmin fare nga festivali.

Në vitin 2022, një gjykatë iraniane e dënoi Rasulofin me një vit burg dhe e ndaloi të bënte filma për dy vjet me akuzën e “propagandës kundër sistemit”, sipas Human Rights Watch. Autoritetet iraniane e kanë arrestuar më parë atë disa herë dhe i kanë konfiskuar pasaportën për shkak të punës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!