Gjykata e Durrësit ka miratuar masën e arrestit të përkohshëm për qëllim ekstradimi drejt Italisë të dy shtetasve Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri.
Drejtësia italiane firmosi disa ditë më parë 61 urdhër-arreste, nga të cilët 12 shqiptar, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali, në bashkëpunim edhe me SPAK.
Sipas mediave italiane, grupi kriminal kishte selinë në Shqipëri, me degë organike në të gjithë territorin kombëtar.
Grupi e merrte drogën nga Amerika e Jugut në Evropë duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas e çonte në Itali me kamionë, duke kaluar ngë Spanja ose Holanda.
Sasitë e mëdha të kokainës ruheshin në 5 baza logjistike me bazë në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë veriore dhe qendrore./abcnews.al