Akuzohen se tentuan të fusnin 1.2 mln euro false në Shqipëri, Prokuroria kërkon 27 vite burg për 3 francezët

schedule11:20 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:20 - 12 Tetor, 2022

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për 3 shtetasit francezë të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë.

Prokurori Bledar Vatnikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.

Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove te falsifikuara dhe  letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.

Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!