Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Tiranë

schedule15:47 - 6 Tetor, 2020

schedule 15:47 - 6 Tetor, 2020

Policia e Tiranës ka vënë në pranga  5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme kriminale.

Sipas uniformave blu mes të arrestuarve është dhe 59 vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për dhunë në familje.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë akuzohen se drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 26 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “BMË”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases L. K., 59 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Gj., 49 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!