Akuzohen për trukime, Gjykata Speciale lë në burg arbitrin dhe zyrtarin e Përmetit

schedule16:57 - 21 Qershor, 2021

schedule 16:57 - 21 Qershor, 2021

Gjykata Speciale ka lënë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë, mes tyre edhe dy njerëz të botës së sportit.

Bëhet fjalë për arbitrin Qerim Ruçi dhe zyrtarin e Klub Futboll Përmeti, Bledar Hajdini. Mbi ta binte akuza e “Paracaktimit të rezultateve në garat sportive.

Mësohet se janë të paktën tre episode të veçuara nga njëra-tjetra, ku nga përgjimet ka rezultuar edhe fiksimi i ndeshjes Selenica-Përmeti që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të miqve.

Arbitri i ndeshjes, Qerim Ruçi, si dhe zyrtari i Përmetit Bledar Hajredini, u arrestuan para dy ditësh dhe Gjykata Speciale ka vendosur t’i lërë në burg. /abcnews.al