Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Itali

schedule08:37 - 2 Korrik, 2024

schedule 08:37 - 2 Korrik, 2024

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali nën akuzën e trafikimit të drogës.

Ata i shpëtuan policisë në shtëpitë e tyre por u ndaluan në një autostradë në tentativë për t’u larguar.

Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të një hetimi të gjerë që çoi në arrestimin e 14 personave, rgjegjës për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike

Pas njoftimit të urdhrave të paraburgimit, njëri u dërgua në burgun e Potenzës dhe tjetri i shoqëruar në vendbanimin e tij, në Venecia, ku do të kryejë arrestin shtëpiak./abcnews.al