Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje.
Një 48 vjeçar u kap pasi ishte Gjykata e Apelit e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Një 30 vjeçar u kap nën akuzën se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Një 54 vjeçar ra në pranga për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Një 40 vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje. Ndërsa një 39 vjeçar u kap për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij./abcnews.al