Shërbimi federal i sigurisë FSB i Rusisë këtë të hënë ka deklaruar se tre persona që akuzohen për bashkëpunim me Ukrainën kanë rënë në prangat e policisë.
Mediat e huaja shkruajnë se FSB përmes një postimi ka njoftuar arrestimin e një personi në rajonin e Amur të Lindjes së Largët Ruse, pasi dyshohet se kishte dërguar para në Ukrainë për të blerë drone dhe pajisje të tjera ushtarake.
Rusia akuzon gjithashtu dy banorë në qytetin e Krimesë të Jaltës se kishin kontaktuar shërbimet e inteligjencës ukrainase me informacione rreth kushteve në gadishullin e Detit të Zi, të cilin Rusia e kapi dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme nga Ukraina në vitin 2014.
Këta persona thuhet gjithashtu se kanë ofruar të fotografojnë dhe të kryejnë sulme ndaj instalimeve ushtarake ruse./abcnews.al