Akuzohej për ngacmime seksuale, dorëhiqet Guvernatori i Nju Jorkut

schedule18:37 - 10 Gusht, 2021

schedule 18:37 - 10 Gusht, 2021

Këtë të martë është dorëhequr nga posti i Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Mediat vendase bëjnë me dije se ky është një vendim që është marrë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga disa gra, sipas të cilave, 63-vjeçari ka bërë ndaj tyre prekje të padëshiruara apo jo konsesuale, sikurse edhe komente të natyrës seksuale.

Cuomo në  një konferencë për mediat ka këmbëngulur se është i pafajshëm dhe se nuk ka prekur askënd, por tha se po tërhiqet nga posti i tij për të mirën e njerëzve, në mënyrë që qeveria të përqendrohet te pandemia dhe jo te çështje të tjera.

Andrew Cuomo do të zëvendësohet nga Kathy Hochul, brenda dy javësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!