Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohej në Spanjë për kultivim narkotikësh dhe vjedhje të energjisë, kapet në Kavajë 54-vjeçarja

schedule08:53 - 25 Korrik, 2025

schedule 08:53 - 25 Korrik, 2025

Një 54-vjeçare është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohej nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!