Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Akuzat se mbështet Rusinë, Kina i përgjigjet Blinken: Ne nuk furnizojmë me armë palët në konflikt

schedule15:26 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:26 - 19 Qershor, 2024

“Kina nuk i ndez flakët dhe nuk e shfrytëzon situatën për qëllime egoiste dhe është e përkushtuar të promovojë bisedimet e paqes”.

Kjo deklaratë vjen nga Pekini në përgjigje të deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili akuzoi vendin aziatik për mbështetjen e “bazës industriale të mbrojtjes ruse”, duke lejuar kështu Moskën të vazhdojë luftën në Ukrainë.

“Kina nuk furnizon me armë palët në konflikt dhe kryen kontrolle të rrepta mbi eksportet e produkteve me përdorim te dyfishtë. Ne i kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet e SHBA për të përhapur dezinformata të pakuptimta dhe për të hedhur fajin mbi Kinën”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Lin Jiag./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!