Akuzat për sjellje të pahijshme seksuale, GJNP nis një hetim për kryeprokurorin e saj

schedule21:51 - 11 Nëntor, 2024

schedule 21:51 - 11 Nëntor, 2024

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nisur një hetim të jashtëm për sjellje të pahijshme seksuale kundër kryeprokurorit të saj, Karim Khan.

Në një deklaratë, presidenti i organit që mbikëqyr GJNP-në tha se hetimi do të shqyrtojë akuzat kundër Khan, për sjelljen e tij të supozuar ndaj një gruaje që punonte për të. Khan ka mohuar akuzat por shprehet se do të angazhohet në proces ndërsa hetimi është në vazhdim.

Kryeprokurori kishte kërkuar një hetim nga mbikëqyrësi i gjykatës, por të hënën organi drejtues i ICC tha se do të ndiqte një “hetim të jashtëm”.

“Unë e mirëpres mundësinë për t’u angazhuar në këtë proces,” tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë “të gjitha funksionet e tjera si prokuror” ndërsa hetimi është në vazhdim.

Akuzat lidhen me pretendimet e një avokateje femër që punonte për prokurorin për sjellje të pahijshme seksuale për një periudhë të gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!