Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë që të studiojë një plan për shpërndarjen e drejtpërdrejtë të ndihmave humanitare në Gaza në vend të UNRWA. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich e bëri të ditur këtë, sipas të cilit, IDF do të shpërndante ndihma për banorët në Gaza pa kaluar nëpër UNRWA.
Sipas mediave, kjo do të parandalonte gjithashtu Hamasin që të merrte ndihmat që hynin në Rripin e Gazës. Më herët, kryeministri izraelit kërkoi përfundimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA, dhe të zëvendësohet me agjenci të tjera të shpërndarjes së ndihmës dhe ushqimit për palestinezët.
Kujtojmë që Izraeli ka akuzuar disa punonjës të kësaj agjencie si të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 Tetor./abcnews.al