Akuzat për Ngoo, debat i fortë në “Pressing” mes Shytit dhe Laçit

schedule23:33 - 3 Shkurt, 2020

schedule 23:33 - 3 Shkurt, 2020

Polemika në emisionin “Pressing” në ABC News mes Artan Shytit dhe Arbi Laçit. Zyrtarët e Teutës dhe Tiranës debatojnë në lidhje me veprimet dhe ndërhyrjet e Michael Ngo në duelin Tirana-Teuta, përballje që u mbyll me fitoren 2-1 të ekipit kryeqytetas.

SHYTI – “Spektakël interesant, dy ekipe të mira, dy qytete rivalë, stadium shumë i mirë, lojë intensive. Futbolli është lojë e rasteve, nuk është basketboll. Momentet e përcaktojnë lojën dhe gabimet respektive janë vendimtare. Në fushë luajnë tre ekipe, dy ekipet dhe ekipi i arbitrave. Kishte aspekte pozitive dhe negative. Përgjithësimet bëhen në gjëra konkrete. Mezi pres që Tirana të kthehet në krye, aty ku i takon gjithmonë. Në raport me ndeshjen nuk mu duk i përshtatshëm.

Portieri na ka dhënë shumë pikë, është normale ta kritikosh, por jo shumë. Gabime të trasha të arbitrit, jo të qëllimshme. Në Shqipëri është përcaktuese të luash me një lojtar më pak, kundër gjithkujt, aq më tepër përballë Tiranës që ishte në formën e vet më të mirë. Kartoni i kuq nuk ishte. Revolta për Teutën nuk shkon, nuk jemi klub i tillë.

Sot kemi tre lojtarë me dëmtime, me thyerje nga një lojtar i vetëm (i referohet Ngoo). Është rast i përsëritur. Qendërmbrojtësi është me hundë të thyer nga bërryli i Ngoo. Nuk po them që duhet çuar në burg, por stili i tij i lojës duhet kufizuar. Shikoni bërrylin dhe qendërmbrojtësin tone me hundë të thyer. Mostër është ofendim, por jo racist. Nuk po them që u bë me qëllim“.

LAÇI – “Më vjen keq për deklaratën për sa i përket ndeshjes, janë gjëra që ndodhin, ka polemika. Po tensionojmë një klime mes dy klubeve që shkojnë mirë prej vitesh. Më vjen keq me deklaratën e Teutës, që kishte dhe shprehje raciste. Nuk po përmend fjalë konkrete, unë e klasifikoj racizëm, pasi i ke shtuar një para-shtesë klasifikore.

Edhe replikën që bëmë sot karshi një akuzë që nuk qëndronte, u munduam të ishim korrekt me terminologjinë, pasi duam të ruajmë marrëdhëniet e mira mes dy klubeve. Nuk po polemizoj fare për ndeshjen. Më jeni drejtuar për reagimin e Teutës, që për mua nuk ishte fare etik. Nuk po devijoj asgjë, e zgjidhim ku të duash ti (drejtuar Shytit)”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!