Akuzat për keqmenaxhim të COVID-19, nisin hetimet ndaj ish-kryeministrit italian

schedule08:43 - 2 Mars, 2023

schedule 08:43 - 2 Mars, 2023

Drejtësia italiane ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Giuseppe Conte dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, për trajtimin e fazës së parë të pandemisë së koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur  nga televizioni publik Rai.

Rasti lidhet me masat e marra tre vite më parë për të përballuar pandeminë në zonën e Bergamos.  Drejtësia italiane do të shqyrtojë nëse epidemia është shkaktuar nga pakujdesia, vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia.

Siç shkruan gazeta La Stampa, në zonën më të madhe të Bergamos nga fundi i shkurtit deri në prill 2020, janë regjistruar 6000 viktima më shumë se mesatarja e viteve të mëparshme për shkak të COVID-19.

Mbetet për t’u parë nëse hetimi do të çojë në ndjekje penale apo nëse do të shkojë në procesverbal.

Ish-kryeministri Conte dhe ish-ministri i Shëndetësisë Speranza u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke theksuar se vendimet i kanë marrë vetëm me synimin për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!