Akuzat nuk e dëmtuan Trump/ Ish-presidenti fitoi 11 milionë dollarë donacione

schedule09:17 - 16 Gusht, 2023

schedule 09:17 - 16 Gusht, 2023

Betejat ligjore me të cilat duhet të përballet Donald Trump vazhdojnë të shtohen në numër, por paradoksalisht me të njëjtin trend rriten edhe donacionet financiare që ai merr, së bashku me mbështetjen në sondazhet elektorale.

Ndjekjet penale dhe aktakuzat ndaj ish-Presidentit po rezultojnë se nuk e dëmtojnë manjatin amerikan, por çuditërisht po sjellin më shumë përfitime financiare për të, në një vend ku fitoret elektorale arrihen me miliarda dollarë kosto për fushatën.

Të dielën, madje edhe para aktakuzës së katërt penale të komunikuar në drejtim të tij nga shteti i Xhorxhias, kandidati republikan për president u ka dërguar një e-mail mbështetësve të vetë, duke u bërë thirrje që të revoltohen përballë drejtësisë, duke futur në fakt dorën në portofolin e tyre për ta mbështetur financiarisht.

“Departamenti i Drejtësisë i Biden-it po përpiqet të më fusë në burg përjetë pa prova”, shkruante ai përpara se t’u kërkonte “patriotëve” të tij të dhuronin 24 deri në 1000 dollarë për fushatën.

“Mbijetesa e Republikës sonë varet nga një fije peri, Amerika ka nevojë për ju”, shprehej Trump.

Që nga aktakuza e parë, e komunikuar ndaj tij në pranverë në Nju Jork, Trump ka përmbytur mbështetësit e tij me mesazhe dhe e-maile të ngjashme, me tekste që përmbajnë të njëjtën retorikë nxitëse për të vijuar me donacionet.

Rezultati i kësaj retorike ka qenë bindës, pasi grupi i fushatës republikane njoftoi se ka mbledhur mbi 4 milionë dollarë në 24 orë pas ndjekjes së parë penale të konfirmuar për Trump, që përkon me pagesat e tij për të blerë heshtjen e ish-yllit të pornografisë Stormy Daniels.

Ekipi Trump u mburr gjithashtu për mbledhjen e afro 7 milionë dollarëve pasi u akuzua nga një gjykatë federale në qershor.

Jim Wood, një pensionist është një nga mbështetësit më të flaktë të Trump. Që nga aktakuza e parë e miliarderit republikan, Ëood ka dhuruar rreth 400 dollarë për fushatën e tij.

60-vjeçari nga Neë Hampshire tha e është i bindur se Trump është viktimë e persekutimit politik.

“Edhe nëse ai është në burg, unë do t’i dërgoj para”, tha ai për AFP.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!