Presidentja në Detyrë e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për ABC ka komentuar aktakuzat e ngritura ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës ku ka theksuar se në lidhje me këtë çështje e gjithë Kosova është në mendim unanim.
Osmani në fjalën e saj për ABC ka deklaruar se pavarësisht përkatësive politike synimi i të gjithëve është që të zbardhet e vërteta në lidhje me krimet e luftës dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në të gjithë këtë betejë dhe këto sfida drejt së ardhmes Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë.
“Pavarësisht dallimeve politike që ne kemi pasur me njëri tjetrin për betejën tonë për të treguar të vërtetën për Kosovën ne jemi të gjithë bashkë, nuk ka asnjë dallim në lidhje me këtë, për gjenocidin serb në Kosovë nuk ka asnjë dyshim. UÇK është ushtria që mbrojti pragun e shtëpisë, sidomos për vetëmbrojtjen e civilëve që janë masakruar, në asnjë moment nuk do të mundohemi që të parandalojmë tendencat që fillimisht të Serbisë dhe më pas ato janë përhapur më tej. Është e natyrshme se ne si Kosovë përderisa flasim me zë unik për të zbardhur të vërtetën ne kërkojmë dhe ndihmën e Shqipërisë.
Meqë nga fillimi unë kam insistuar që pjesët e këtyre aktakuzave të komunikohen nga avokatët dhe jo nga politikanët pasi këto deklarata keqpërdoren. Unë po flas për fenomenin që ka ndodhur ndaj ish zyrtarëve të LDK-së pas luftës ndër atdhetarët më të mirë që ka pas Kosova janë vrarë pas shpinës, para derës së shtëpisë dhe para fëmijëve të tyre dhe këto janë vrarë pas luftës dhe kjo nuk ka më shumë padrejtësi kjo nuk është fushatë por është e drejtë. Ka fëmijë që e kanë përjetuar me bukë në dorë vrasjen e prindit, këto janë gjëra që duhet të flasë çdo shqiptar dhe jo vetëm unë”, ka thënë osmani për ABC.e.su./abcnews.al