Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Basha: Do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë

schedule20:41 - 24 Qershor, 2020

schedule 20:41 - 24 Qershor, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Në një postim të tijin në Twitter, Basha shkruan se ka bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

“Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor,” shton më tej Basha.

Postimi i plotë:

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!