Akuzat e Voltana Ademit, Ndreu për ABC: Nuk mund ta uzurpojë shoqatën si pronë private

schedule14:30 - 25 Maj, 2021

schedule 14:30 - 25 Maj, 2021

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu i është përgjigjur asaj të Shkodrës Voltana Ademi pasi kjo e fundit e akuzoi se po tenton të kapë ilegalisht shoqatën e Bashkive të Shqipërisë . I kontaktuar nga gazetarja e ABC Esiona Konomi, Ndreu shprehet se Bashkia e Lezhës është një prej 15 bashkive anëtare të kësaj shoqate dhe rrjedhimisht ai është anëtar i kësaj shoqate.

Ai shton se pasi kanë kërkuar mbledhje online i kanë dërguar ftesë edhe zonjës Ademi por ajo nuk ka marrë pjesë. Ndreu deklaron se shoqata ka dy vjet që nuk bën asnjë aktivitet duke nënvizuar se Ademi nuk mund ta uzurpojë atë si pronë private.

“Bashkia Lezhë është një prej 15 bashkive anëtare të shoqatës. Sipas statutit, bashkia përfaqësohet në shoqatë nga Kryetari i Bashkisë. Rrjedhimisht unë jam anëtar i kësaj shoqate, sikurndër kryetarët e tjerë të bashkive anëtare. 1/5 e anëtarëve kanë të drejtë të kërkojnë mbledhjen e Asamblesë, dhe ne këtë bëmë.

E ftuam dhe zonjën Ademi në mbledhjen online që bëmë dje dhe ajo nuk erdhi. Ajo nuk mund ta uzurpojë shoqatën dhe nuk e ka pronë private. Shoqata ka dy vjet që nuk bën asnjë aktivitet. Veprimi ynë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë proces në Gjykatën Kushtetuese. As nuk e kam idenë cfarë padie ajo ka bërë, dhe as më intereson personalisht të përfshihem në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Ndreu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!