Akuzat e PD/ Reagon Ministria: Leja minerale Begos iu dha nga PD

schedule15:45 - 27 Gusht, 2018

schedule 15:45 - 27 Gusht, 2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hodhi poshtë si të pavërteta dhe të qëllimshme deklarimet e bëra sot nga Partia Demokratike se kompania e administruar nga Edmond Bego ka fituar leje minerare pa një procedurë gare. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se e gjithë procedura që nga shpallja e zonës së lirë minerare deri në shpalljen e kompanisë fituese është kryer në transparencë të plotë dhe në zbatim rigoroz të ligjit. Gjithashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi se kompania e administruar nga Edmond Bego është pajisur në datën 08 shtator 2009 me leje shfrytëzimi për vendburimin “Kodra e Shulcit” Mamurras, e firmosur nga ish-ministri i Partisë Demokratike në atë kohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!