Akuzat e Halilit, reagon Dani: Të kërkojë përgjegjësinë te stafi i vet

schedule23:03 - 3 Tetor, 2019

schedule 23:03 - 3 Tetor, 2019

Naim Dani, shef sigurie në “BBS Security”, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ku foli për mbarëvajtjen e derbit. Në fjalën e tij, Dani tha:

“Është shumë e thjeshtë. Ideja është që policia është aty, por në derbi, sidomos në Shqipëri, policia duhet të jetë me doemos aty. Për dy arsye: E para, numri i tifozëve është shumë i madh. E dyta, policia private nuk ka kapacitete për të përballuar gjithçka. E kam thënë se do të ishte si “minë me sahat”. Aty ka pasur disa flakadanë dhe policia po merret me këtë çështje”.

“Ka standarte të tjera. Policia është e njëjtë, si në Tiranë, si në Elbasan. Unë punoj në çdo qytet të Shqipërisë. Dhe në derbi, në 18:04 iu ka rënë telefoni dhe kanë vepruar menjëherë. Tani, çfarë duhet zgjidhur: Nuk ka derbi në ballkan dhe në Europë që zhvillohet pa polici të shtetit. Policia e shtetit ka qenë tepër aktive dhe në derbi, por situata agravoi me shpejtësi shumë të madhe. Policisë iu deshën disa minuta për të rivendosur qetësinë”.

HALILI – “Presidenti është president si të gjithë të tjerët. Kam frikë se ai nuk e di si funksionon kompania private me të cilën ai ka kontratë. Para ndeshjes, bëhet një mbledhje dhe thuhet: Zotëri, ke ndonjë gjë ti? Është standart në çdo ndeshje. Le të vijë në Laç, në Ballsh, e njëjta gjë bëhet. Ka një proçedurë standarte dhe ai përfaqësues i Tiranës duhet të vijë të më thotë. Dy orë para ndeshjes, unë kam gjetur 50 veta në stadium, me një “badge” Staff-Tirana. Që t’i biem shkurt: Presidenti Halili ta gjejë fajin te stafi i vet, pastaj te bashkëpunëtoret. Unë atë ditë jam monitoruar nga policia e shtetit në çdo moment. Unë vendos skela në çdo ndeshje, i vendos për të kontrolluar të gjithë njerëzit. Në derbi, janë mbi 300m skela. Presidenti është mik i yni, ndoshta e ka thënë atë deklaratë duke u nxituar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!