Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat e Halilit, BBS Security: Tirana ta gjejë fajin te vetja!

schedule19:25 - 1 Tetor, 2019

schedule 19:25 - 1 Tetor, 2019

Derbi Tirana-Partizani ka prodhuar debate të shumta. Klubi bardheblu rrezikon të dënohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak të parregullsive të shfaqura para dhe gjatë përballjes së luajtur ditën e diel. Mes klubeve ka pasur një luftë deklaratash, ndërkohë që ka përfunduar nën akuzë edhe kompania e sigurisë, BBS Security.

Gjatë ndeshjes u ndezën flakadanë dhe tymuese, por alarmi u vu më së shumti për shkak të disa materialeve piroteknike të groposura pranë tribunës së tifozëve të Partizanit. Çështja po hetohet nga Policia e Shtetit, ndërkohë që presidenti Refik Halili është shprehur sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel se përgjegjësia është e forcave të sigurisë private, që ai pretendon se nuk e kanë bërë si duhet kontrollin fizik të tifozëve për mjetet e ndaluara dhe për banderolat.

ABC News ka kontaktuar me një nga përfaqësuesit e kompanisë BBS Security dhe ka marrë një reagim mbi pretendimet e presidentit Halili. “BBS Security nuk pajtohet me deklaratat e presidentit Refik Halili, i cili na ngarkon me përgjegjësi që nuk na takojnë. Kontrolli fizik është kryer si zakonisht dhe madje gjithçka është e filmuar nga ana jonë.

Tirana duhet ta gjejë fajin te vetja. Nuk është faji i kompanisë që ata, tifozët, me të cilët bashkëpunojnë fusin në stadium materiale të pa lejuara disa ditë para ndeshjes. Problemet vijnë pikërisht nga ata që klubi i përkëdhel, duke u krijuar akses të futen në stadium kur të duan dhe si të duan. Rezultati më pas është ai që të gjithë e kanë parë.

Nuk është në dëshirën tonë të ndodhin ngjarje të tilla, që jemi munduar t’i minimizojmë me profesionalizëm. Edhe njëherë, i bëjmë thirrje klubit të Tiranës të gjykojë me gjakftohtësi dhe të gjejë fajtorët e vërtetë”, u shpreh përfaqësuesi i BBS Security. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!