Besnik Halili, president i Luftëtarit, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, numri një i klubit gjirokastrit tha: “Goli i Partizanit ishte gabim individual i lojtarit tonë. Portieri është djalë i ri, të njëjtin gabim bëri dhe Frashëri kundër Tiranës. Ne e jemi mbrojtur lojtarin tonë.
Ne po të kishim këtë mendim për të hapur portat, do e kishim bërë deri më sot. E vetmja gjë që na ka ngelur si neve, si Vlorës, të kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë që na janë përgjigjur sektori i arbitrimit, sektori i garave. Sa të jem unë president, nuk do hapim portat. Unë jam njeri i biznesit, jo i futbollit. Le të marrim një komision, janë dënuar për Luftëtarin plot 7 arbitra. Nëse unë do i kisha marrë këtë pikë, ku do të ishim ne në renditje? Gara është cenuar me të padrejtë. Për Luftëtarin, thonë që vetëm ka probleme. Ne kemi probleme, nuk i fsheh, por ne nga ana e strukturave të veçanta në Federatë, të gjithë ndoshta i vënë fajin presidentit. Sektori i Arbitrimit është faktor vendimtar.
Ju tani po më thoni që nuk kanë faj arbitrat? Kush i cakton ata, unë i caktoj? Doni t’iu them ndonjë fjalë që t’iu përshtatet juve? Dikush e cakton arbitrin, kush është përgjegjës të ketë kujdes. Nuk më duhet dënimi i arbitrit. Më duhen pikët, kush m’i jep pikët mua me Laçin? Të ngrihet një sistem, i jap unë lekët. Nuk po them që s’kemi faj ne si skuadër për pozicionin ku jemi, por të mbyturin mos e mbyt. Fillon gara me 24 gusht, ne bëjmë tre ndeshje për 1 javë. Skuadrat janë të papërgatitura. Kjo pse ndodh? Sepse 3-4 ekipe janë në Kupat e Europës dhe janë më të përgatitura më ne. Më gjeni juve në shtator kalendarin e Anglisë, kush ka luajtur 3 ndeshje? Me 22 ka filluar gjysma e dytë, kemi luajtur 4 ndeshje. Nuk përballohet. Sektori i organizimeve të garave, të bëjë punën e vet. Ekipet janë të ndara, ky është realiteti shqiptar. Ka ekipe që nuk kanë mundësi as për fazë përgatitore. Sektori i Garave me një laps, nuk mund të vendosë kështu, duke i caktuar datat siç duan vet.
Kemi bërë të mërkurën ndeshje, të shtunën prapë. Marr kryetarin e Sektorit të Garave, nuk e ngre telefonin, nuk përgjigjet. Na fton ne klubeve të flasim me Supersport, kur ta bëjmë ndeshjen. Supersport më thotë mua që kemi programacion Serie A. Iku kjo. Shkoj te dhoma e zgjidhjeve të konflikteve, unë jam opozitar, nëse ka ndonjë gjë “kap ça të kapësh”, është dhoma e konflikteve. Ka gjyqe të shtunën? Është bërë kundër Luftëtarit, kishte marrë urdhër që pasdite të jetë në stërvitje lojtari. Një përmbarues, nuk bëhet gjykatës. E merr vendimin ai dhe të thotë shko në UEFA. Lojtari më merr 5 milion lekë dhe ikën.
Edhe nëse Luftëtari bie nga Kategoria, unë vazhdoj të jem president. Nuk pretendoj të fitoj para nga futbolli, unë jam biznesmen. Unë jap lek për futbollin. E kam vënë në dijeni edhe Dukën për këtë problem, normalisht këtë gjë e drejtojnë strukturën, nuk mund ta marr gjithmonë Dukën në telefon. Nëse doni të bëni futboll, të rregullohen këtë gjëra. Ka korrupsion te Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve. Ka korrupsion, vjen lojtari dhe thotë më jepni mua ato lekë se e zgjidh unë me ata. Kjo do të thotë që marrin ryshfet te Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve./abcnews.al