Akuzat dhe sulmet ndaj kreut të SPAK, Shemsi Prençi: Kërcënimet janë reale. Dumani, ‘kockë e fortë’!

schedule21:45 - 25 Prill, 2024

schedule 21:45 - 25 Prill, 2024

Ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi, në një intervistë në emisionin “360 gradë” në “ABC News”, foli për akuzat dhe sulmet ndaj SPAK dhe kreut të SPAK Altin Dumanit.

Ai u shpreh se Dumani dhe prokurorët e SPAK duhen mbështetur dhe inkurajuar. Më tej nënvizoi se kërcënimet ndaj tyre janë reale.

Pjesë nga biseda në studio:

Ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi: Sot është arrestuar në Vlorë i amnistuari dje Sokol Sinamati. Po sot në Pogradec personi i liruar me përsëritje të grabitjeve është arrestuar se sot ka vjedhur makinën. Dumani dhe pjesa më e madhe e prokurorëve të SPAK është fat që Shqipëria ka të tillë prokurorë dhe duhen inkurajuar. Opozita nëse e shikon si tabelë qitje, bën gabimin më të madh. Altin Dumani është një kockë e fortë që nuk e ha dot askush.

Avokati Edmond Petraj: Zoti Dumani i ra barra që të bëhet ekzekutimi i të gjitha dosjeve që ishin në përpunim në fazën e parë të trevjeçarit. Ndërsa Kraja u sulmua shumë në fillim, në fazën e parë përgatitore.

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi: Ligjërish politika nuk ka asgjë në dorë. Politika nuk u bën dot asnjë kërcënim.

Shemsi Prençi: 80% e prokurorëve të SPAK i njoh. Të jenë të bindur se Prokurorëve të SPAK nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Kërcënimet janë reale nga pozitat e vështira që ndjehen ish-zyrtarë dhe zyrtarë të korruptuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!