Një tjetër grua e cila bëhet kështu e dyta në listë ka pretenduar se është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein për të kryer marrëdhënie seksuale me ish princin Andrew, vëllain e Mbretit Karli I Tretë, i cili në fund të vitit të shkuar humbi titujt e tij mbretërorë.
Sipas Brad Edwards, nga firma amerikane ligjore Edwards Henderson, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Royal Lodge, rezidenca e atëhershme e ish-princit.
Avokati tha se gruaja, e cila nuk është shtetase britanike dhe ishte rreth 20 vjeçe në atë kohë – pretendon se kaloi natën në Royal Lodge dhe më pas mori pjesë në një vizitë zyrtare në Pallatin Buckingham, ku, sipas saj, iu ofrua edhe çaj.
“Bëhet fjalë për të paktën një grua që u dërgua nga Jeffrey Epstein te princi Andrew. Pas një nate me princin Andrew, ajo mori pjesë edhe në një vizitë në Pallatin Buckingham,” deklaroi Edwards.
BBC njoftoi se i ka kërkuar koment nga ish princi Andrew , por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Pallati Buckingham zakonisht mban regjistra për vizitorët që marrin pjesë në ture brenda pallatiti , por identiteti I kesaj gruaje nuk eshte zbuluar deri me tani.
Kjo është hera e parë që një e mbijetuar e çështjes Epstein pretendon se marrëdhënia seksuale ka ndodhur brenda një rezidence mbretërore. Brad Edwards përfaqëson mbi 200 viktima të Jeffrey Epstein në mbarë botën dhe më parë kishte përfaqësuar edhe Virginia Giuffre e cila kreu vetevrasje dhe kishte deklaruar se kishte pasur marredhenie seksuale me ish princin Andrew.
Andrew u privua nga titujt mbretërorë në tetor të vitit të kaluar, pas publikimit të te librit te kujtimeve kujtimeve të Virginia Giuffre, ndërsa u njoftua edhe largimi i tij nga Royal Lodge në pronën e Windsor, ku kishte jetuar që nga viti 2004. Në deklaratën e Pallatit atëherë thuhej: “Këto masa konsiderohen të nevojshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon t’i mohojë akuzat ndaj tij”.
Nderkohe Kryeministri Britanik Keir Starmes pas publikimit te dosjeve te tjera mbi Jeffry Epstain ka deklaruar se ish Princi Andrew duhet te deshmoje perballe kongresit Amerikan sa I perket lidhjeve te tij me Jeffrey Epstain.


