Akuza për terrorizëm, Izraeli arreston 27 në Bregun Perëndimor

schedule15:25 - 16 Janar, 2024

schedule 15:25 - 16 Janar, 2024

Ushtria izraelite ka arrestuar 27 persona në Bregun Perëndimor të dyshuar për përfshirje në akte terroriste.

Kështu deklaroi zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit 2 prej tyre u arrestuan pas marrjes në pyetje të dhjetëra personave në fshatin Bnei Naim, afër Hebron.

Hebron besohet se është vendi prej nga erdhën sulmuesit të cilët ditën e djeshme plagosën 17 persona në Raanana, jo shumë larg Tel Aviv. Gjithashtu dhjetëra të dyshuar janë marrë në pyetje në fshatin Idhna, gjithashtu afër Hebron, nga ku 3 militantët palestinezë, të cilët u vranë më vonë, u larguan dhe tentuan të kryejnë një sulm duke u infiltruar në vendbanimin hebre.

Që nga fillimi i luftës me Gazën, rreth 2700 të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në të gjithë Bregun Perëndimor dhe prej tyre rreth 1300 kanë lidhje me Hamasin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!