Akuza për spiunazh për Kinën, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman

schedule10:23 - 23 Prill, 2024

schedule 10:23 - 23 Prill, 2024

Policia gjermane ka arrestuar një ndihmës të eurodeputetit të ekstremit të djathtë të Alternativës për Gjermaninë, nën dyshimin për spiunazh për Kinën.

Jan J. ai punonte si ndihmës i Maximilian Krach, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet europiane dhe anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 2019 dhe jetonte në Bruksel si dhe në Dresden, sipas raporteve.

Ai dyshohet se i ka dhënë informacione Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të Kinës (MSS) në lidhje me negociatat dhe vendimet në Parlamentin Europian, sipas një deklaratë të prokurorëve dhe gjithashtu dyshohet se ka spiunuar figurat e opozitës kineze në Gjermani.

Ai u arrestua në Dresden ndërsa policia bastisi apartamentet e tij.

Një zëdhënës i AfD komentoi se lajmi ishte “shumë shqetësues”.

“Megjithatë, meqë nuk kemi informacione të mëtejshme për rastin, duhet të presim hetime të mëtejshme nga prokurorët”. “Nëse konfirmohet, do të jetë një sulm ndaj demokracisë europiane,” tha ministrja e brendshme e vendit, Nansi Feser.

I dyshuari u arrestua të hënën mbrëma, vetëm disa orë pasi tre shtetas gjermanë u arrestuan nën dyshimin se punonin me shërbimin sekret kinez.

Arrestimet vijnë një javë pasi kancelari Olaf Scholz udhëtoi në Kinë për t’i bërë presion Pekinit që të mos mbështesë ekonominë ruse gjatë luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!