Akuza për spiunazh, arrestohet roboti në Egjipt

schedule15:04 - 22 Tetor, 2021

schedule 15:04 - 22 Tetor, 2021

“Ai-Da” është një humanoid me pamje femërore, e krijuar në një laborator në Britaninë e Madhe, shkruan Tgcom24 

Roboti artist u dërgua në Egjipt për të marrë pjesë në një ekspozitë. Por telekamerat e fshehura në sytë e saj ngjallën dyshime tek rojet egjiptiane. Ata vendosën të arrestojnë robotin, dhe e liruan pas 10 ditësh vetëm pas presioneve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Roboti artist është krijuar në vitin 2019 në një laborator me ndihmën e disa shkencëtarëve të universitetit të Oksford. Ai – Da konsiderohet artisti i parë real me inteligjencë artificiale. Telekamerat në sy transmetojnë komandda tek krahët mekanike që e lejojnë të pikturojë dhe realizojë skulptura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!