Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor Mustafa Lleshi me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë.
Mustafa Lleshi është arrestuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.
Arrestimi i Mustafa Lleshit u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë.
Sipas hetimeve është zbuluar se ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën.
Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

