Akuza për pastrim parash, lihen në burg dy bashkëpuntorët e Rezart Taçit

schedule13:21 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:21 - 2 Dhjetor, 2021

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi.

Në vendimin e kësaj të enjte gjykata ka vendosur që të lërë në burg Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, Rezart Taçi, i cili ndërkohë është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë skemë mashtrimi të pastrimit të parave janë zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!