David Villa akuzohet për ngacmim seksual. Sulmuesi i njohur spanjoll, u tërhoq nga futbolli në shkurtin e këtij viti, moment kur i dha fund aventurës me japonezët e Vissel Kobe.
“David Villa më fuste duart. Ai më prekte çdo ditë dhe shefat e mi mendonin se ishte një një material i shkëlqyeshëm komik“, shkruan në “Twitter”, Skyler B, një ish-praktikant në klubin e New York City, aty ku Villa kaloi katër sezone (2014-2018).
Klubi amerikan ka hapur një hetim dhe kampioni i botës dhe Evropës me Spanjën, rrezikon shumë. “Ne e marrim shumë seriozisht këtë lloj akuze dhe nuk tolerojmë ngacmime të çdo lloji në çdo sektor të klubit sonë”, shkruan klubi.
Gjithsesi, Villa mohon gjithçka me anë të një komunikate zyrtare. “Akuzat janë totalisht të rreme. E kam të vështirë të kuptoj se pse nuk u ngritën më parë. Nëse dikush nuk ndihej mirë në atë periudhë, pse nuk foli kur isha pjesë e New York“, reagon ish-sulmuesi iberik. /abcnews.al