Policia e Hong Kongut ka arrestuar nëntë persona, përfshirë gjashtë adoleshentë pasi dyshohen për komplot terrorist.
Personat e dyshuar janë të moshës midis 15 dhe 39 vjeç. Policia tha se ata kishin prenotuar një dhomë në një hotel për të ndërtuar bomba dhe kishin planifikuar të sulmonin gjykatat e qytetit, mjetet e transportit dhe rrugët.
Policia gjeti lëndë shpërthyese triperoksid triakseton (TATP) në një dhomë hoteli që ishte përdorur si një laborator për pajisjet e prodhimit të bombave. /abcnews.al