Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme Carl Bildt ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth mospjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në takimin e Ëashingtonit.
Përmes një postimi në Tëitter ai ka thënë se ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë.
“Ky është fundi i takimit të planifikuar të Shtëpinë e Bardhë rreth marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Bildt.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi anuloi dje pjesëmarrjen e tij në takimin e Uashingtonit, për shkak të zhvillimeve të fundit, ku Prokuroria Speciale dorëzoi ndaj tij aktakuzë në Gjykatën Speciale.
Po ashtuedhe Kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë, me arsyen që delegacioni i palës kosovare pa Presidentin Hashim Thaçi është i përgjysmuar.